Rama uron Kurtin: Ky mandat të kthehet në mbarësi për Kosovën dhe marrëdhëniet mes vendeve

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti për fitoren domethënëse në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Rama uroi që “mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin dhe partinë e tij të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona”.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara në platformën e KQZ-së të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e kryesuar nga Kurti ka fituar 49,30% të votave e përkthyer kjo në 56 mandate.
Ndërkohë PDK ka marrë 21,01% dhe LDK 13,59%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5,68% të elektoratit.
Në bazë të këtyre rezultateve, PDK siguron 23 mandate, LDK merr 15 mandate, AAK 6 mandate, Lista Serbe 10 mandate dhe komunitetet e tjera 10 mandate.
/m.m/j.p/r.e/