E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Vdekjet në 2024-ën u rritën! Shkaqet kryesore, sëmundjet e zemrës dhe ato tumorale

Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut zunë 52,9 % të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7 % në vitin 2023.

Sëmundje të papërcaktuara mirë renditen në vendin e dytë të vdekjeve me 21,5% dhe tumoret në vendin e tretë me 15.3%. Shkaqe të tjera kanë qenë si pasojë e aksidenteve, helmimeve dhe vetëvrasjet.

Ajo çfarë vihet re në të dhënat e INSTAT është që ndryshe nga viti 2023, vdekshmëria foshnjore është më e ulët, nga 144 në 110.

Gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke shënuar një rritje prej 3,8 %, krahasuar me 2023-shin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›