Sulme të ndërsjellta me raketa! Izraeli dhe Irani kalojnë një tjetër natë të mbushur me sulme, shkatërrime e viktima

Në ditën e gjashtë të luftës, Izraeli dhe Irani kanë vazhduar sulmet ndaj njëri-tjetrit, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi Republikës Islamike dorëzim pa kushte.
Aeroplanët ushtarakë izraelitë goditën kryeqytetin iranian pak para agimit të mërkurën, pasi ushtria lëshoi paralajmërime që civilët të largoheshin nga një zonë e Teheranit.
Autoritetet thanë se kishin goditur objekte për prodhimin e armëve dhe paisjeve të tjera ushtarake.
Sipas një organizate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 585 persona në të gjithë Iranin dhe kanë plagosur mbi 1300 të tjerë.
Nga një tjetër front i luftës, hakerat izraelitë sulmuan një kompani të shërbimit të kriptomonedhave në Teheran e cila besohet se ndihmone regjimin.
Në kundërpërgjigje, Irani pretendoi se kishte kontroll mbi hapsrën ajrore izraelite dhe iu kërkoi banorëve të Tel Avivit të evakuoheshin. Garda revolucionare tha se kishte sulmuar me raketa hipersonike armikun.
Sirena alarmi dhe sulme të forta u dëgjuan gjatë gjithë natës në Tel Aviv dhe qytete të tjera por autoritetet thanë se mbrojtja ajrore kishte kapur pjesën më të madhe të raketave në ajër.
Ndërsa të tjerë që prekën tokën, nuk shkaktuan viktima apo të plagosur.
Ndërkohë, pas gjashtë ditësh luftë intensive ajrore, Izraeli ka hapur për herë të parë sot aeroportin Ben Gurion, duke pritur fluturime ndërkombëtare vetëm me qëllim riatdhesimin e izraelitëve që lufta i gjeti jashtë vendit.
Operacionet po bëhen kryesisht prej aeroporotit të Athinës dhe atij të Qipros ku mijëra izraelitë po qendrorin në pritje sipas udhëzimeve të sigurisë së vendit.
Operacione të tjera janë zhvilluar edhe për shtetas të huaj që ndodheshin në Izrael.
/vizionplus.tv