IPA Albania, fituese e Kampionatit Botëror për efektivët e policisë

Tiranë, 12 qershor /ATSH/ Kampionati Botëror i Futbollit i IPA-s u mbajt për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër nga data 4-8 qershor.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti sot në një takim ekipin fitues të Kampionatit të Parë Botëror të Futbollit të IPA World, ku triumfoi Shqipëria.
“Pata kënaqësinë të takoja ekipin e IPA Albania, të cilët arritën t’i dhurojnë Shqipërisë titullin e parë në Kampionatin Botëror të futbollit për efektivët e policisë zhvilluar në Shkodër. I përgëzova jo vetëm për këtë arritje të madhe, por edhe për kontributin në organizimin e këtij eventi, në të cilin Bashkia Shkodër ishte partnere, në kuadër të nismës “Shkodra – Qyteti Evropian i Sportit 2025”, me pjesëmarrjen e 24 ekipeve nga e gjithë bota””, tha Beci në një postim në rrjetet sociale.
Shqipëria u shpall kampione e Turneut të Parë Botëror të Futbollit për efektivët e policisë IPA, duke triumfuar me rezultatin 3-2 ndaj Zvicrës në finalen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Në ceremoninë përmbyllëse, u ndanë çmime dhe medalje për ekipet dhe individët më të spikatur të turneut.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci në një takim ekipin fitues të Kampionatit të Parë ... 1 nga 6/e.i/a.f/