E Martë, 3 Nëntor 2026

Gonxhja: Marrëveshja në parim me Serbinë për sigurimet shoqërore, tjetër hap drejt mbrojtjes sociale pa kufij

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se është miratuar në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore.

”Ky është një zhvillim i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të dy vendet”, tha ai.

Marrëveshja synon të garantojë që periudhat e sigurimit, kontributet dhe përfitimet sociale të njihen nga dy vendet, duke lehtësuar qasjen në pensione dhe përfitime të tjera të mbrojtjes shoqërore.

Përfitues janë punëtorët shqiptarë në Serbi dhe punëtorët serbë në Shqipëri.

Ministri theksoi se marrëveshja është negociuar sipas standardeve të BE-së, duke u bazuar në rregulloret e Këshillit dhe Parlamentit Evropian për koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore.

“Një tjetër hap drejt mbrojtjes sociale pa kufij dhe integrimit europian”, e cilësoi Gonxhja.

Nga 1 qershori nisi zbatimi edhe i marrëveshjes me Italinë, ku përfitues janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›