E Diel, 1 Nëntor 2026

IRAN – Protestat antiqeveritare vijojnë në universitetet iraniane

TEHERAN, 23 shkurt /ATSH-DPA/- Protestat në universitetet e Iranit kundër sistemit autoritar islamik të qeverisjes në vend kanë vijuar për të tretën ditë radhazi.

Në Universitetin “Al-Zahra” në kryeqytetin Teheran – institucioni që pranon vetëm studente – vajzat iu bashkuan protestave, sipas aktivistëve iranianë që publikuan pamje në “Telegram”.

Demonstrata u zhvilluan gjithashtu në Universitetin prestigjioz të Teknologjisë “Sharif” dhe në Universitetin e Teknologjisë “Amirkabir”, gjithashtu në Teheran.

Video të shpërndara në rrjetet sociale shfaqin studente që brohorasin slogane kundër udhëheqjes politike.

Semestri i ri nisi me vonesë

Të shtunën, semestri i ri akademik nisi në shumë universitete në Iran me një vonesë prej më shumë se një muaji.

Fillimisht, universitetet kishin pezulluar aktivitetin pas protestave masive, që shpërthyen në fillim të janarit.

Autoritetet mbyllën aksesin në internet në vend, për më shumë se tre javë.

Më pas, disa universitete rifilluan mësimin përmes aktiviteteve online.

Organi i sigurisë iranian shtypi me forcë protestat e fundit masive në vend.

Sipas agjencisë së lajmeve të organizatës me qendër në SHBA, “Human Rights Activists in Iran” (HRANA), mbi 7 mijë persona humbën jetën, përfshirë më shumë se 200 anëtarë të forcave shtetërore.

Demonstratat, të nxitura fillimisht nga kriza e thellë ekonomike, konsiderohen si më të ashprat e viteve të fundit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›