E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla: Plan masash për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se plani i masave i hartuar nga institucioni që ai drejton synon minimizimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet intensive në infrastrukturën bujqësore dhe sistemet e mbrojtjes nga përmbytjet.

Salla bëri të ditur se, së bashku me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorive të Ujitjes dhe Kullimit, pas evidentimit dhe vlerësimit në terren të dëmeve në infrastrukturën e kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet, po hartohet plani i detajuar i ndërhyrjeve prioritare.

Sipas tij, masat e menjëhershme për minimizimin e dëmeve janë zbatuar në bashkëpunim me pushtetin vendor, me qëllim garantimin e funksionalitetit të sistemeve kulluese dhe mbrojtjen e tokës bujqësore.

Pas përfundimit të reshjeve, është kryer verifikimi i plotë i problematikave në argjinatura dhe në sistemet kulluese. Çështjet e evidentuara janë përfshirë në programin e ndërhyrjeve për vitin 2026, me synim forcimin e qëndrueshmërisë së infrastrukturës bujqësore dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse ndaj situatave të ngjashme në të ardhmen.

Ministri theksoi se ndërhyrjet do të fokusohen në rehabilitimin dhe përmirësimin e sistemeve të kullimit, si dhe në konsolidimin e argjinaturave, për të garantuar një menaxhim më efikas të ujërave dhe mbrojtjen e prodhimit bujqësor.

1 nga 2

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›