E Diel, 1 Nëntor 2026

IRAN – Sulmet amerikano-izraelite godasin një reaktor bërthamor

TEHERAN, 27 mars /ATSH-AFP/ – Sulmet ajrore amerikane dhe izraelite goditën një reaktor bërthamor me ujë të rëndë në Iranin qendror, raportuan sot mediet iraniane.

“Kompleksi i ujit të rëndë ‘Khondab’ (emri i ri për reaktorin ‘Arak’ – shën. i përkth.) u shënjestrua në dy faza nga një sulm nga armiku amerikan dhe sionist”, citoi agjencia iraniane e lajmeve Fars një zyrtar lokal.

Fars dhe medie të tjera raportuan se sulmet nuk shkaktuan vdekje ose rritje të niveleve të rrezatimit.

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte goditur një uzinë përpunimi uraniumi në provincën Yazd, në Iranin qendror, menjëherë pas një njoftimi nga Organizata e Energjisë Atomike e Iranit.

Forcat izraelite “sulmuan të vetmen strukturë të tillë në Iran që përdoret për të prodhuar materiale të nevojshme për procesin e pasurimit të uraniumit”, tha ushtria në një deklaratë, duke shtuar se Izraeli “nuk do ta lejojë” Iranin “të përparojë programin e tij të armëve bërthamore”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›