E Hënë, 2 Nëntor 2026

IRAN – Teherani vendos pesë kushte, propozimet amerikane i konsideron të tepërta

TEHERAN, 25 mars /ATSH-ANSA-AFP/ – Irani ka hedhur poshtë propozimet e SHBA-së si “të tepërta” dhe ka përsëritur kushtet e tij për një armëpushim të mundshëm.

Televizioni iranian ”Press TV” raportoi, duke cituar një zyrtar të lartë, se “Irani do ta përfundojë luftën kur të vendosë dhe kur të përmbushen kushtet e tij”.

”Nuk do të zhvillohen negociata para kësaj kohe”, shtoi ai.

“Lufta do të përfundojë kur Irani të vendosë ta përfundojë, jo kur Trump planifikon ta përfundojë atë”, tha një zyrtar iranian për ”Press TV” në kushte anonimiteti, duke përsëritur qëndrimin që Teherani ka mbajtur për disa ditë.

Ende nuk është publikuar asnjë deklaratë zyrtare iraniane për këtë qëllim.

Një ditë më parë, Donald Trump kishte pohuar se i dërguari i tij Steve Witkoff, dhëndri i tij Jared Kushner, zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio po merrnin pjesë në proces.

Por, kush është në anën iraniane? Misteri mbetet.

Zyrtari përshkroi kërkesat, duke përfshirë “(1) ndërprerjen e sulmeve dhe vrasjeve, (2) garanci kundër konflikteve të ardhshme, (3) pagesën e dëmshpërblimeve të luftës, (4) fundin e luftimeve në të gjitha frontet që përfshijnë grupet aleate dhe (5) njohjen e autoritetit iranian mbi Ngushticën e Hormuzit”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›