E Martë, 3 Nëntor 2026

IRLANDË – Martin: Shpresëplotë për marrëveshjen e tarifave SHBA-BE

LONDËR, 7 korrik /ATSH – DPA/ – Kryeministri irlandez Michael Martin mbetet “shpresëplotë” që BE-ja mund të arrijë një marrëveshje me SHBA-në për tarifat, pasi administrata e presidentit amerikan Donald Trump shtyu afatin për rritjen e normave.

Martin tha sot se të dyja palët vazhdojnë të negociojnë detajet e marrëveshjeve të ardhshme.

Deklarata e tij erdhi pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se presidenti Trump do të shtynte rritjen e tarifës bazë prej 10% deri më 1 gusht.

“Ne mbetemi shpresëplotë që SHBA dhe Bashkimi Evropian mund të bien dakord për një marrëveshje kuadër këtë javë”, tha Martin duke folur për median pas një telefonate me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ende ka disa çështje për t’u negociuar, asgjë nuk është refuzuar përfundimisht”, shtoi ai.

“Por, edhe nëse arrihet një marrëveshje kornizë, do të ketë ende shumë negociata më pas”, tha Martin.

“Kështu që, edhe pse do të krijonte një farë qartësie për afatin e shkurtër, do të mbeteshin ende disa çështje të pazgjidhura në lidhje me çështjet tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithashtu me vende të tjera’, shtoi ai.

Martin mbështeti qëndrimin e Bashkimit Evropian për të nxitur arritjen e një marrëveshjeje për të ofruar siguri për konsumatorët, bizneset dhe industrinë. /Ad.Ab./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›