E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – Von der Leyen përballet me një votë mosbesimi këtë javë

BRUKSEL, 7 korrik /ATSH/- Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen do të përballet me një votë mosbesimi këtë javë, e lidhur pjesërisht me mesazhet me tekst që ajo shkëmbeu me CEO-n e “Pfizer”, Albert Bourla, gjatë pandemisë së COVID-19, sipas AP.

Ligjvënësit e BE-së do të diskutojnë të ardhmen e Von der Leyen në Parlamentin Evropian në Strasburg, Francë, të hënën në prani të presidentes së Komisionit Evropian, dhe do të votojnë për një mocion mosbesimi të enjten.

Komisioni propozon ligje të BE-së dhe mbikëqyr nëse ato që hyjnë në fuqi respektohen.

Votat e mosbesimit janë të rralla në Parlamentin Evropian, dhe Von der Leyen pritet të fitojë lehtësisht, por mocioni i mosbesimit është një tjetër shenjë pakënaqësie ndaj ish-ministres gjermane të Mbrojtjes.

I mbështetur nga një grup i vogël anëtarësh të parlamentit të së djathtës ekstreme, mocioni përmban një grup akuzash kundër Von der Leyen, duke përfshirë mesazhe me tekst me shefin e prodhuesit të vaksinave “Pfizer”, keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.

“Kjo është një listë e deputetëve të prapavijës, miqve të presidentit rus Vladimir Putin. Ata janë anti-ukrainas dhe anti-BE”, tha të premten Daniel Köster, një zëdhënës i Partisë Popullore Evropiane – grupi më i madh politik në asamble. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›