E Diel, 1 Nëntor 2026

ITALI – Arrestohet një person i shumëkërkuar i ”Camorra”-s

ROMË, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Policia italiane ka arrestuar një nga personat më të kërkuar të organizatës mafioze ”Camorra” në Napoli, pasi e gjetën atë të fshehur në një dhomë sekrete brenda një apartamenti.

”Ciro Andolfi, i cili renditej në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme, u arrestua në një apartament në zonën Barra të Napolit”, njoftoi sot policia.

”Andolfi, 49-vjeç, ishte në arrati që nga viti 2022 dhe duhet të vuajë një dënim prej 8,3 vitesh për dënime të mëparshme”, thanë hetuesit.

Dënimet e tij përfshijnë pjesëmarrje në një organizatë kriminale mafioze, shantazh dhe korrupsion me stil mafioz.

Pamjet e publikuara nga policia  tregojnë  karabinierët që hyjnë në ndërtesë natën, përpara se të zbulojnë një hapësirë të fshehur pas një muri të dhomës.

Hyrja në strehim ishte e fshehur pas një radiatori.

”Camorra” vepron kryesisht në Napoli dhe Kampania.

Ndryshe nga struktura hierarkike e ”Cosa Nostra”-s, ”Camorra” përbëhet nga klane autonome./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›