E Diel, 1 Nëntor 2026

VATIKAN – Papa Leone XIV kremton meshën e parë të Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit

ROMË, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Papa Leone XIV do të kremtojë sot në mbrëmje  Meshën e tij të parë të Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Ati i Shenjtë pritet të flasë kundër luftës dhe dhunës duke kujtuar vuajtjet e njerëzimit.

Papa Leone XIV, amerikani i parë në krye të Vatikanit, ka bërë tashmë disa thirrje për paqe dhe pajtim si dhe ka përkujtuar viktimat e luftërave në mbarë botën.

Ndërkohë, në Betlehem, në Tokën e Shenjtë, të krishterët po festojnë sërish Krishtlindjet për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Gazë.

Për herë të parë pas dy vitesh, një pemë e madhe e Krishtlindjeve është vendosur përpara Kishës së Lindjes në Betlehem.

Atje do të kremtohet gjithashtu mesha tradicionale e mesnatës.

Ministria izraelite e Turizmit pret rreth 40 000 pelegrinë të krishterë gjatë festave të Krishtlindjeve./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›