ITALI – Etna shpërthen, ndërsa lëshohet alarmi për trafikun ajror

NAPOLI, 26 gusht /ATSH-DPA/ – Etna, vullkani në ishullin italian të Siçilisë, ka shpërthyer përsëri, tha Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV).
Instituti raportoi emetime të forta hiri nga krateret në majë të vullkanit, megjithëse lartësia e tymit nuk mund të vlerësohej dje në mbrëmje.
Autoritetet ngritën nivelin më të lartë të alarmit për trafikun ajror.
Aeroporti ndërkombëtar i Katanias mbeti i hapur për momentin.
Etna, mbi 3 300 metra, është vullkani më i madh aktiv në Evropë.
Ai shpërthen rregullisht dhe është nën monitorim të vazhdueshëm, me shfaqjet e tij spektakolare që tërheqin një numër të madh spektatorësh./ a.jor.