E Diel, 1 Nëntor 2026

ITALI - Meloni: E përqendruar për një mandat tjetër, presidenca jo në planet e mia - ATSH -

ROMË, 1 nëntor /ATSH-ANSA/ – Jam plotësisht e përqendruar në përfundimin me sukses të këtij mandati dhe në kërkimin e besimit të italianëve për të më konfirmuar edhe për pesë vite të tjera, ndërkohë që presidenca nuk është në planet e mia, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

”Megjithatë, nuk kuptohet pse duhet të shkaktojë skandal ideja se një personalitet me kulturë konservatore mund të synojë një ditë atë post””, thekson Meloni në librin e Bruno Vespës ”Historia e Republikës së Dytë. Nga Berlusconi te Meloni, nga Prodi te Schlein”, që do të publikohet nesër.

”Kush e ka thënë se për të qenë një president i shkëlqyer i Republikës duhet patjetër të vish nga qendra e majtë? E konsideroj të padurueshëm këtë racizëm kulturor, sipas të cilit një pjesë e italianëve, afërsisht gjysma ose më shumë, duhet të konsiderohet gjithmonë si bij të një perëndie të dorës së dytë, në shumë raste nga njerëz që në rini brohorisnin për Bashkimin Sovjetik. Mjaft më”, thekson ajo.

”Megjithatë, mendoj se krizat histerike që e kaplojnë të majtën sa herë që përmendet mundësia që, herën tjetër, presidentin e Republikës ta propozojë një shumicë e qendrës së djathtë, tregojnë shumë për konceptin pronësor që ata kanë për institucionet”, përfundon Meloni./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›