ITALI – Tajani: Nga Groenlanda në Ukrainë, na duhet më shumë Evropë

ROMË, 7 janar /ATSH-ANSA/ – Tani për tani kemi vërtet nevojë për më shumë Evropë. E kam thënë, kemi nevojë për një ‘’goditje elektrike’’, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani.
‘’Evropa duhet të llogarisë më shumë si në lidhje me çështjen e Groenlandës, çështjen Ukrainë-Rusi, ashtu edhe situatën e re gjeopolitike në bot뒒, shtoi ai.
‘’Kemi nevojë për më shumë Evropë dhe duhet ta bëjmë këtë të ndodh뒒, deklaroi ai.
”Ne gjithmonë kemi thënë se nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë por se do të vazhdojmë ta ndihmojmë Ukrainën, siç kemi bërë gjithmonë, përmes mjeteve ushtarake, financiare dhe politike. Ne nuk jemi në luftë me Rusinë dhe nuk besojmë se është e drejtë të dërgojmë trupa italiane atje, veçanërisht pasi trupat italiane janë të vendosura në të gjithë botën”, shtoi ai. /os/