ITALI – Zbulohet fabrika më e madhe ilegale e cigareve

ROME, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Një fabrikë ilegale cigaresh dhe 300 milionë cigare u zbuluan në Cassino, rreth 120 kilometra në juglindje të Romës, raportoi policia italiane.
Një person u arrestua si dhe u sekuestruan asete me vlerë mbi 50 milionë euro. Janë lëshuar urdhër-arreste për të dyshuar të tjerë.
Hetuesit besojnë se mbi 500 milionë euro në taksa u shmangën përmes fabrikës ilegale dhe se menaxherët e saj mblodhën fitime të paligjshme prej 130 milionë eurosh.
Policia gjeti ambiente banimi dhe dhoma gjumi për 18 punëtorë, si dhe një kuzhinë dhe banjo, pas një hyrjeje të fshehur nëntokësore.
Më shumë se 7 milionë cigare besohet se janë prodhuar çdo ditë. Kjo është fabrika më e madhe ilegale e cigareve e zbuluar ndonjëherë në Itali.
Cigaret shiten si në Itali ashtu edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian. /os/