IZRAEL – Netanyahu: Vendimi francez për të njohur Palestinën shpërblen terrorin

TEL AVIV, 25 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendimi i Francës për të njohur një shtet të Palestinës “shpërblen terrorin” dhe përbën një kërcënim ekzistencial për Izraelin.
Netanyahu tha në një deklaratë se kjo iniciativë nga presidenti Emmanuel Macron “rrezikon të krijojë një tjetër përfaqësues iranian, ashtu siç është bërë Gaza”, e cila do të ishte “një platformë nisjeje për asgjësimin e Izraelit – jo për të jetuar në paqe pranë tij”.
“Le të jemi të qartë: palestinezët nuk po kërkojnë një shtet pranë Izraelit, ata po kërkojnë një shtet në vend të Izraelit”, shtoi ai./ /os/