E Martë, 3 Nëntor 2026

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City Albania”, që u zhvillua në Tiranë.

Ibrahimaj tha se, kjo është një nismë tjetër që tregon se sa shumë po ndryshon realiteti i të rinjve në Shqipëri drejt krijimit të sipërmarrjeve të reja përmes ideve dhe inovacionit.

“Ne si qeveri kemi mbështetur ekosistemin e startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit, me grante direkte dhe trajnime për më shumë se 200 startup-e”, tha ministrja.

“Kemi ndërtuar Strategjinë për Sipërmarrjen Inovative, kemi sjellë mentorë ndërkombëtarë dhe kemi promovuar rritjen globale të startup-eve shqiptare. Do të vijojmë punën tonë për të bërë të mundur që çdo ide të ketë hapësirën e duhur për t’u rritur”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo e cilësoi këtë nismë një hap më shumë për konsolidimin dhe mbështetjen ndaj rinisë inovatore shqiptare, teksa i uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve që prezantuan idetë e tyre inovatore në këtë takim. /j.p/

1 nga 3

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›