E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se Sali Berisha

Avokati Kujtim Ibraj ka paralajmëruar ndryshime të forta në PD pas lëvizjes së Ervin Salianjit.

I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Ibraj tha se lëvizja e Ervin Salianjit do të grumbullojë më shumë njerëz se sa Sali Berisha.

“Ne do të shikojmë takime të mëdha të Salianjit, më të mëdha se te zoti Berisha. Anëtarët e PD janë të mërzitur. Ata kanë nevojë të flasin. Në mbledhje me Berishën del Flamuri dhe i dirigjon, po kjo nuk është demokraci, por autoritarizëm. Më mirë i ka Rama, del e i emëron dhe fiton, vetëm ‘përpara’ thotë Rama; këta janë as përpara e as prapa. Intelektualët e rinj duhet të sfidojnë Sali Berishën. Për mua Ervin Salianji duhet të dalë me një platformë përballë Sali Berishës, ai duhet të provojë forcën”, tha Ibraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›