E Diel, 1 Nëntor 2026

Igli Totozani drejt Avokatit te PopullitPD ok propozimit te se majtes

TIRANE ndash Kandidati i zgjedhur nga Partia Socialiste Igli Totozani eshte mbeshtetur nga mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve. PS dhe PD kane votuar pro juristit Totozani sot paradite. Ne seacen degjimore Totozani ka deklaruar se do punoje per nje institucion te pavaruar dhe procedurat transparente per zgjedhjen e tij jane nje garannci e mire per kete.
Totozani prezantoi pervojen e tij ne fushen e jurisprudences per te cilen eshte laureuar edhe ne Gjeneve te Zvicres. I njohur edhe si analist per ceshtjet juridike Totozani premtoi se do te punoje per te garantuar nje institucion te pavarur dhe ne mbrojtje te interesave te popullit.
Por deputetet demokrate anetare te komisionit jane shprehur skeptike lidhur me zgjedhjen e socialisteve per shkak se eshte nje emer partiak.
Totozani eshte nje kandidature politike pasi emri i tij doli nga procedura partiake. Megjithate une votoj pro tha deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.
Por nenkryetari socialist i komisionit te ligjeve Fatmir Xhafaj sqaroi se sipas tij Totozani nuk figuron asnje dite te vetme anetar i PS.
Mazhoranca kerkoi qe ne te propozonim nje kandidat. Dhe ne perzgjodhem Totozanin i cili nuk ka qene asnje dite anetar i Partise Socialiste tha Xhafaj.
Vendimi i sotem i mazhoranes duket se vjen si konfirmim i premtit te kryeministrit Berisha se do te votohet cdo propozim qe do te vije nga e majta per drejtuesin e ri te Avokatit te Popullit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›