E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri per delet burri 6 plumba mbi bashkeshorten

Te tjera rreth shkrimit AI Dhuna veper penale 17 gra u vrane ne 2011 SHKODER- Nje vrasje eshte zbuluar mbreme ne fshatin Zhure te komunes se Ndroqit ku burri ekzekutoi me arme zjarri gruan e tij. Shkak per kete ngjarje sipas policise dyshohet te jete bere humbja e disa deleve qe ata kishin ne shtepine e tyre. Viktima 53-vjecarja Shpresa Mancaku eshte qelluar me automatik nga bashkeshorti Ylli Mancaku 55 vjec. Nje prej fqinjeve te tyre ka hyre ne shtepine e viktimes dhe ka pare Shpresen pa jete ne krevat dhe ka lajmeruar forcat e policise te cilat erdhen ne vendin e ngjarjes dhe arrestuan autorin.
NGJARJA
Dy dite me pare Ylli Mancaku 55 vjec ka hyre ne banese ne gjendje te dehur dhe ka nisur nje konflikt me gruan e tij per arsye banale. Shpresa Mancaku vuri re qe burri i saj ishte ne gjendje te dehur dhe per te shmangur sherrin u nis per ne kasolle. Nuk ka pritur ne dhome por bashkeshorti i saj i eshte vene nga pas dhe sipas tij thuhet se kishin humbur disa dele qe ata mbanin ne kasolle. Autori u kap tek ky fakt dhe nisi sherri dhe te qellloje mbi gruan e tij duke pretenduar te behet xheloz se ku ishte ajo gjate kohes qe humbi bagetia. Konflikti mes tyre nuk ka perfunduar me aq pasi nen konsumin e alkoolit ai ka shkuar ne banese ka marre nje arme zjarri tip automatik te cilin e ka drejtuar nga gruaja e tij. Pasi e ka shkrepur 6 here ai u sigurua qe bashkeshortja kishte vdekur ndaj dhe e mori dhe e coi ne krevatin e saj te dhomes se gjumit.
Inspektore te Hetimit dhe te Parandalimit te Krimit dyshojne se viktima mund te jete ekzekutuar me arme zjarri mbremjen e se henes ndersa gjetja e trupit eshte bere pas dy ditesh. Ne dhomen ku ishte viktima Shpresa Mancaku jane vene re njolla gjaku te cilat ishin perhapur jo vetem ne carcaf ku ishte mbuluar por dhe ne krevat ku ajo qendronte e pajete. Askush nuk kishte djeni per kete ngjarje madje zbulimi ka qene krejt rastesisht. Forcat e komisariatit te policise nr 6 ne bashkepunim dhe me inspektoret e krimeve te Drejtorise se Tiarnes kane bere te mundur arrestimin e autorit te ngjarjes i cili rezulton te jete bashkeshorti i saj Ylli Mancaku. I pyetur rreth krimit ne familje Ylli ka pranur se ka kryer vrasjen me nje arme tip automatik pasi akuzonte gruan e tij se ishte fajtore per humbjen e deleve qe ata kishin ne kasollen prane shtepise duke u kapur tek koha qe ajo ka shpenzuar. Disa prej banoreve te zones bene me dije se autori njihej si njeri problematik pasi rrinte gjate gjithe kohes ne gjendje te dehur. Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale automatikun me te cilin u krye krimi ndersa po punohet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje te rende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›