E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ilir Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve për shpërdorim detyre: “Shkelje e të drejtave të njeriut dhe abuzim gjatë qëndrimit në qeli”

Ish-presidenti Ilir Meta ka kallëzuar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose për ‘shpërdorim detyre’, për shkelje të të drejtave dhe abuzim me masat e arrestit personal. 

Kallëzimi i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, raporton për Top Channel, Anila Hoxha. 

Meta kërkon: 

Regjistrimin e procedimit penal; 

Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve; 

Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Klevis QOSE, pasi nga tërësia e veprimeve të tij ai ka konsumuar veprat penale: 

Shpërdorimi detyrës parashikuar nga neni 248 KP 

Kryerja e veprimeve arbitrare parashikuar nga neni 250 KP 

Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme parashikuar nga neni 251 KP 

Shkelja e barazisë së shtetasve parashikuar nga neni 253 KP 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›