E Martë, 3 Nëntor 2026

Ilir Meta mbetet në burg/ Gjykata rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të hetohet i izoluar në qeli.

Të enjten Gjyqtari Erjon Çela, rrëzoi kërkesën e kreut të partisë së lirisë, duke lënë në fuqi vendimet e gjykatave të posaçme që kanë caktuar ndaj tij masën e arrestit në burg.

Meta po hetohet nga prokuroria e posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Ish-presidenti i republikës Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›