Improvizoi një hapësirë në derën e makinës, arrestohet 41-vjeçari me armë në mjet

Një 41-vjeçar u arrestua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasi në automjetin e tij u gjet një pistoletë me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar në derën e makinës.
Policia njofton se arma ishte fshehur në një hapësirë të improvizuar në derën e automjetit, pranë dorezës së drejtuesit.
Në pranga ra L. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë.
“Nga kontrolli në automjetin me të cilin ky shtetas, të ndaluar gjatë natës, në rrugën “Selitë e Vogël”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, e fshehur në një hapësirë të improvizuar nga i arrestuarit, në afërsi të dorezës së derës së drejtuesit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/