Inaugurohet laboratori i fizikës, Shkolla e Rëmbecit pajiset me teknologji të avancuar

Në ambientet e Shkollës të mesme të bashkuar “Dhimitraq Gjata” në fshatin Rëmbec të bashkisë së Maliqit është ngritur laboratori i fizikës, i cili është pajisur me teknologji të avancuar dhe aparatura të reja. Nxënësit tashmë do të kenë mundësi të zhvillojnë eksperimentet e tyre në një mjedis të kontrolluar dhe të sigurt duke thelluar njohuritë dhe aftësitë e tyre praktike.
Ngritja e këtij laboratori ka ardhur si iniciativë e drejtorit të shkollës.
Ngritja e këtij laboratori të ri jo vetëm që ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e infrastrukturës së shkollës por edhe ka treguar frymën e bashkëpunimit mes komunitetit dhe institucioneve.
/rtsh/