E Diel, 1 Nëntor 2026

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn

Për të pestën herë, Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore me 3 muaj për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

SPAK ka caktuar si afat datën 23 dhjetor për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kjo kur pritet kopsitja e dosjes për Ahmetajn, që ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh.

 Arben Ahmetaj dyshohet se gjatë kohës kur ka shërbyer si ministër, i ka mundësuar disa sipërmarrësve lidhje të kontratave koncesionare.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›