E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi para në një automjet të parkuar, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë. Ai vodhi një shumë parash, në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”.

Sipas njoftimit zyrtar, sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

“Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi R. M., 44 vjeç, banues në Kamëz.

44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz”.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›