E Diel, 1 Nëntor 2026

Incident në Kosovë, votuesi përplaset verbalisht dhe fizikisht me komisionerët

Kosova sot mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku raportohet se një përleshje e fortë verbale dhe fizike ka ndodhur në një qendër votimi  në Zhegër të Gjilanit.

Përplasja mes votuesve ndodhi në shkollën “Agim Ramadani”, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar konfliktin mes palëve.

Ende nuk dihet arsyet që çuan përplasjen mes një votuesi dhe komisionerëve, ndërsa në lidhje me këtë rast pritet edhe reagimi i policisë.

Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi për 9 muaj, Lëvizja VetëVendosje dhe forcat e tjera politike dështuan që të formimin një qeveri nga zgjedhjet e shkurtit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›