E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidente gjatë natës së ndërrimit të viteve, 17 persona të lënduar nga fishekzjarret përfundojnë tek Trauma

Gjatë ndërrimit të viteve, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore 17 qytetarë të dëmtuar si pasojë e përdorimit të lëndëve plasëse.

Sipas burimeve spitalore, 16 prej tyre kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një person vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet shëndetësore vijojnë të apelojnë për shmangien e përdorimit të mjeteve piroteknike, për shkak të rrezikut serioz për shëndetin dhe jetën.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›