E Hënë, 2 Nëntor 2026

Incidentet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, reagon Veliaj: Do kërkoj zbatimin e ligjit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dënuar aktet e dhunshme të opozitës për të bllokuar disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj deklaroi se Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës së tyre.

“Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, Zonën e Lirë Ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri. Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur, nuk e përballojnë dot as suksesin e Tiranës dhe as humbjen kolosale të partiçkës së tyre”, thekson Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizon se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij.

“Sjellja për vandali ndaj kolegëve këshilltarë, është shenjë dëshpërimi, jo force. Do të kërkoj zbatimin e ligjit me përpikmëri që rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton dhe Tirana të mos mbetet peng i maktheve të Ilir Metës e mjeranëve të tij”, deklaroi Veliaj. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›