E Hënë, 2 Nëntor 2026

Incidenti në Fier, reagon policia: Janë goditur hetuesit e BKH-së, shoqërohen disa persona

Policia ka reaguar ne lidhje me një incident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Vizion Plus mësoi sepjesëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë përplasur me njerëz të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ku dyshohet se shkak për sherrin mes tyre është bërë një vend parkimi.

Në njoftimin zyrtar thuhet se është bërë shoqërimi i disa personave.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

 Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›