E Diel, 1 Nëntor 2026

Inflacioni arrin 2.6% në mars, ndikimi kryesor tek çmimet e naftës dhe qiratë

Niveli i inflacionit në Shqipëri arriti 2.6% në muajin mars, nga 2.1% një vit më parë, sipas të dhënave të fundit. Krahasuar me shkurtin, çmimet u rritën me 0.7%.

Rritja e inflacionit është kryesisht e lidhur me sektorët e transportit dhe energjisë. Çmimet e karburanteve u rritën për shkak të tensioneve gjeopolitike SHBA-Iran, duke nxitur një rritje 7.5% në grupin e Transportit. Ndërkohë, qiratë u rritën me 4.8%.

Nga ana tjetër, grupi i ushqimeve shënoi një rritje të moderuar, vetëm 1.3% në terma vjetorë, duke ndihmuar në frenimin e një inflacioni më të lartë. Në planin mujor, transporti u rrit me 7%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike me 0.7%.

Ekspertët vënë në dukje se inflacioni mbetet i kontrolluar, por rritja e çmimeve në sektorët e energjisë dhe transportit mund të ndikojë në kostot e jetesës dhe vendimet e politikës monetare në muajt e ardhshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›