E Diel, 1 Nëntor 2026

Inflacioni sipas standardit të BE-së 2,6% në mars, ndikim nga transporti dhe ushqimet

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Inflacioni i matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), sipas metodologjisë së Eurostat ishte 2,6% në muajin mars.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i, çmimet e konsumit shënuan rritje me 0,9% në muajin mars 2026, krahasuar me shkurtin, të ndikuara kryesisht nga grupet bazë të shpenzimeve të familjeve.

Të dhënavet zyrtare tregojnë se, rritja mujore u udhëhoq nga grupi “transporti” me 2,8%, duke reflektuar rritjen e kostove të lidhura me karburantet, si dhe nga “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9% dhe “restorante dhe shërbime akomodimi” me 1,3%.

Këto grupe përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të shportës së konsumit dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e familjeve.

Rritje më të moderuara mujore janë regjistruar edhe në grupin “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, si dhe në shërbimet e shëndetit dhe arsimit, ndërsa grupi “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ka shënuar ulje të lehtë prej 0,2%.

Në terma vjetorë, rritja vijon të mbështetet kryesisht nga ushqimet, energjia dhe transporti.

1 nga 3

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›