E Diel, 1 Nëntor 2026

“Instalohet platforma e re për diagnostikimin e transfuzioneve të gjakut”/ Rama: Më shumë saktësi, më pak rrezik

Kryeministri Edi Rama thotë se në Laboratorin e Imunohematologjisë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është instaluar platforma automatike me teknologjinë Real-Time PCR.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo teknologji lejon analizimin e ADN-së për të identifikuar me saktësi karakteristikat e gjakut të një individi.

“Mirëmëngjes dhe me instalimin e platformës inovative automatike me Real-Time PCR në Laboratorin e Imunohematologjisë të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, e cila mundëson tipizim molekular të gjakut, përputhshmëri më të saktë për pacientët dhe mbështetje për transfuzione e transplante më të sigurta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›