Integrimi në BE, Pirdeni merr pjesë në Dialogun Politik në Romë

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë në Dialogun Politik në Romë, mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Në njoftimin për shtyp thuhet se dialogu shërbeu si një platformë për diskutime të thelluara mbi sfidat e procesit të negociatave, me fokus të veçantë në fushat e shtetit të së drejtës.
Ministrja Pirdeni theksoi angazhimin e pandërprerë të Shqipërisë për të ruajtur ritmin e procesit të negociatave dhe për t’i qëndruar besnikë zotimit për mbylljen e negociatave në nivel teknik brenda vitit 2027.

/e.i/r.e/a.f/