Inter perfekt, katër gola Como-s dhe merr vendin e parë

Në fillim të javës së katërmbëdhjetë të Serie A, Interi mposhti Comon me rezultatin 4-0, duke siguruar vendin e parë në tabelë për të paktën një natë. Në “San Siro”, zikaltërit i bënë të qarta qëllimet e tyre që në fillim. Kapiteni Lautaro Martinez (11′) shndërroi në gol një kundërsulm të shkëlqyer me protagonist Luis Henrique.
Në pjesën e dytë, Como filloi më mirë dhe iu afrua barazimit me Douvikas dhe Valle, por Thuram (59′) i bëri gjërat të qarta, duke dyfishuar epërsinë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta nga distanca, Como nuk mundi t’i dëmtonte zikaltërit, të cilët trefishuan me anë të Calhanoglu (81′), ndërsa Carlos Augusto (86′) kompletoi “pokerin”.