Inter “ringjallet” pas Derbit/ Zikaltërit reagojnë pas kritikave për dorëzimin në Itali

Ajo që ndodhi fundjavën e kaluar nuk është se mund të fshihet lehtë.
Një humbje në derbi, aq më shumë me shifrat 3-1, do të vazhdojë të mbahet mend nga tifozët e Interit, por gjithsesi, reagimi pas nokautit nga Milani ishte pozitiv.
Fitore 3-0 në Champions, në një stadium të egër si ai I Fejënordit.
Në impiantin e Roterdamit, zikaltërit luajtën mirë, edhe pse ishin nën presion të madh, e ndonëse nuk mundën të vendosnin dominim në fushë.
Fejënordi ishte I rrezikshëm, por klasi dhe vendosmëria e kampionëve të Italisë bëri diferencën.
Bisek realizoi golin e parë në 8’, pastaj Pio Espozito dha garanti për tri pikët që në 34’, ndërsa polaku Zielinski vazhdon me formën e tij, duke shënuar që në fillim të pjesës së dytë.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e interistëve në Ligën e Kampionëve, dhe tani mund të jenë më optimistë lidhur me kualifikimin.
“Interi I vërtetë, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – reagim I adh I zikaltërve, shkatërrohet Fejënordi! Vazhdon ringjitja në renditjen e Championsit!”
“Dhe Kivu përgjigjet, – shkruan “Il Korriere delo Sport”, – Inter padron, një goditje në Champions pas kritikave për humbjen në derbi: 3-0 në Roterdam!”
Zikaltërit janë në vendin e 14-të në renditje me 6 pikë, ndërsa ndeshja e radhës në Ligën e Kampionëve është pas ndërprerjes për shkak të Ligës së Kombeve, kur në 25 nëntor pret në “San Siro” Shtutgartin gjerman
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

