E Diel, 1 Nëntor 2026

Interpelanca për “Smart City” rrëzohet, Rama mungon në Kuvend, reagon deputeti Balliu

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur mëngjesin e kësaj të enjteje në seancë plenare, ku në rend dite ishte parashikuar një interpelancë me Edi Rama lidhur me projektin “Smart City”.

Kryeministri nuk ka qenë i pranishëm në seancë, për këtë arsye interpelanca e kërkuar nga opozita është rrëzuar automatikisht.

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar me tone të ashpra, duke e cilësuar mungesën e Ramës si të pajustifikueshme dhe duke theksuar se kryeministri ka detyrim të paraqitet në Kuvend për të dhënë llogari.

Sipas Balliut, kjo nuk është hera e parë që interpelancat me kryeministrin nuk zhvillohen për shkak të mungesës së tij në sallë.

Ai shtoi se çështja “Smart City” nuk lidhet thjesht me instalimin e kamerave, por sipas tij përfaqëson krijimin e një sistemi të gjerë survejimi.

Sipas dokumentacionit të cituar nga opozita, projekti parashikon instalimin e mbi 2000 kamerave dhe rreth 3800 kamera trupore për Policinë e Shtetit, me fokus fillestar edhe institucionet arsimore.

Balliu e cilësoi projektin si një “ekosistem monitorimi inteligjent”, duke ngritur shqetësime për ndikimin e tij në hapësirat publike dhe shkollat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›