E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Nufi pret komandantin e NATO-s në Napoli: Shqipëria e angazhuar për sigurinë euroatlantike

Ermal Nufi ka pritur në Tiranë komandantin e Joint Force Command Naples, admiralin George M. Wikoff, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Gjatë takimit, ministri i Mbrojtjes theksoi se vizita pasqyron partneritetin e qëndrueshëm mes Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe aleatëve të NATO, duke nënvizuar angazhimin e Shqipërisë ndaj mbrojtjes kolektive dhe vlerave demokratike.

Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet gjeopolitike në Evropën Juglindore, sfidat nga dezinformimi, sulmet hibride dhe kërcënimet kibernetike, për të cilat palët kërkuan koordinim më të madh mes vendeve aleate.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua edhe situatës së sigurisë në Kosovë dhe rolit të KFOR në ruajtjen e stabilitetit, veçanërisht në veri të vendit.

Ministri Nufi konfirmoi se Shqipëria do të vijojë kontributin në misionet KFOR dhe EUFOR ALTHEA, duke shtuar për herë të parë edhe angazhimin me mjete ajrore dhe kapacitete mbrojtëse ndaj kërcënimeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Komanda e Forcës së Përbashkët në Napoli është një nga strukturat kryesore komanduese të NATO-s, me rol në planifikimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›