E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista për Corriere della Sera/ Katia Ancelotti: Gattuso tradhëtoi tim atë, uroj ta shikoj një herë të tërbuar!

Në një intervistë të dhënë për “Corriere della Sera-n”, vajza e Carlo Ancelotti-t tregon anën e panjohur të babait të saj, i cili ndër vite ka fituar zemrat e tifozëve të ekipeve ku ka luajtur dhe stërvitur.

Një argument mjaft interesant i intervistës ishte edhe lidhja mes Ancelotti-t dhe Gattuso-s. Siç dihet ky i fundit e pasoi “mjeshtrin” e tij në stolin e Napolit. “Prej momentit që Gennaro i mori vendin te Napoli pa e lajmëruar nuk janë takuar e as telefonuar. Babai nuk e priti aspak mirë atë çfarë ndodhi dhe vendosi që të mos e kalonte si të mos kishte ndodhur gjë. ‘Rino’ nuk e telefonoi kurrë, mbase do të takohen në Botëror. Të gjithë ne shpresojmë që edhe Italia të kualifikohet. Ndeshja Brazil-Itali do të ishte një finale e bukur. E fundit u luajt në 1994-ën, babai ishte zëvendësi i Sacchi-t, po Gattuso ku ishte!”, tha Katia Ancelotti.

E pyetur se çfarë kërkonte si dhuratë nga babai i saj, Katia Ancelotti, u përgjigj: “Shpresoj shumë që ta shikoj të paktën një herë në jetë të zemëruar”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›