Intervistë e Presidentit Topi dhënë për emisionin “Kontrast” të Televizionit

21 janar 2008
Presidenti i Republikës Bamir Topi dha sot një intervistë për emisionin “Kontrast”, drejtuar nga gazetari Pandi Gjata, në Televizionin "ALSAT".
ALSAT: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Unë jam Pandi Gjata. U takuam edhe këtë të hënë më 21 janar 2008 në “Kontrast”. Nuk jemi në studion e emisionit të përjavshëm, por jemi në Zyrën e Presidentit të Republikës, Bamir Topi për të zhvilluar një intervistë me të në këtë fillim viti për shumë zhvillime në Shqipëri, në rajon në prag të vizitë së tij në Kosovë, për statusin final dhe për shpalljen shumë të afërt të pavarësisë.
Zoti President, faleminderit që jeni në “Kontrast” dhe faleminderit që na pritët në zyrën tuaj sot!
Presidenti Topi: Me kënaqësi!
ALSAT: Së pari zoti President do të flasim për shumë argumenta, por do ta nis me zhvillimet në Shqipëri. Ka nisur ky vit i ri, ky vit 2008 i mbarë për klasën politike në vend. Mazhoranca dhe opozita duket se u shprehën të gatshme për të bashkëpunuar. Kemi Samitin e Bukureshtit ku Shqipëria pret një ftesë të mundshme për anëtarësim në NATO në prill dhe palët janë shprehur të gatshme të bashkëpunojnë. Si do ta vlerësoni së pari këtë gatishmëri të klasës politike të paktën edhe për këta tre muaj që na kanë mbetur deri në Samitin e Bukureshtit?
Presidenti Topi: Natyrisht me nota shumë pozitive. Nuk është hera e parë që mazhoranca dhe opozita gjejnë gjuhën e përbashkët në funksion të çështjeve madhore që ka Shqipëria, madje do të thoja që është një nga rastet e veçanta në politikën globale kur mazhoranca dhe opozita janë në unison në gjithë këto vite të tranzicionit, ndonëse debati politik shpeshherë ka qenë mjaft i fortë, por kur ka ardhur puna për çështje madhore që kanë të bëjnë me interesat e Shqipërisë, mazhoranca dhe opozita kanë qenë në unison. Kam rastin të them këtu jo vetëm për çështjen e integrimit në NATO, por besoj edhe në Bashkimin Europian por edhe në sfida të tjera, kanë treguar që klasa politike shqiptare, ndonëse ka patur problemet e veta, në rrugën e evoluimit të saj ka ditur që të gjejë dominantin e rëndësishëm që ka qenë në funksion të interesave të të gjithë shqiptarëve.
ALSAT: Reformat kryesore janë reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, një punë e nisur që në 2007: komisione parlamentare, angazhime, por asnjë produkt për 2008. Besoni që në këto tre muaj të mbetur do të kemi vërtet një rezultat nga ky angazhim i fillimvitit?
Presidenti Topi: Rezultati mund të konsiderohet pozitiv me gatishmërinë për të filluar dhe për të patur një produkt hap pas hapi. Nuk është e thënë që reforma në drejtësi të mbyllet me aksion, sepse tre muaj natyrisht janë shumë pak për të bërë një reformë integrale, totale sikurse është kërkuar dhe është pranuar nga të gjithë. Por e rëndësishme është që pozita dhe opozita sot po bëjnë një punë konkrete në një komision që është Komisioni i Ligjeve dhe i Çështjeve Kushtetuese ku janë të përfaqësuara të gjitha forcat politike në përgjithësi, të cilat po bashkëpunojnë për të hedhur elementë konkretë në refromim të ligjeve që kanë të bëjnë me drejtësinë. E njëjta gjë po ndodh edhe me reformën zgjedhore. Duhet kuptuar në mënyrë shumë të natyrshme që të jesh në një komision, të shprehësh vullnet pozitiv për të filluar një reformë nuk presupozon që gjithçka të mbyllet aty: aty fillon. Aty fillon me shprehjen e vullnetit politik, futen në çështje të karakterit teknik, opsionet politike që vinë nga parti të ndryshme politike dhe pastaj hap pas hapi, mbi bazën e këtij vullneti vine zgjidhje që unë do të dëshiroja të ishin në bashkëpunim me profesionistët e fushave, sepse ajo që është kërkuar është që politika të bashkëpunojë me të gjithë grupet e interesit. Në rastin konkret për reformën në drejtësi grupet e interesit përfaqësohen nga institucionet e drejtësisë: në radhë të parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por edhe nga institucionet e tjera të gjyqësorit si Institucioni i Prokurorisë dhe tekefundit shkojmë që grupi i interesit në radhë të parë është interesi i qytetarëve.
ALSAT: Do t’ju pyes konkretisht për dy reformat kryesore atë zgjedhore dhe atë në drejtësi, por më parë do desha t’ju pyesja zoti President. Është Samiti i NATO-s në Bukuresht që e kushtëzon klasën politike të ketë këtë sjellje sot, apo pas 17 vjetësh kemi një ndryshim ku e kupton edhe politika shqiptare që nuk duhet të sillet më ashtu siç ka ndodhur kur kemi qenë pjesë e politikës së konflikteve?
Presidenti Topi: Unë besoj që hap pas hapi politika po maturohet. Dhe ky është, sikurse thashë, një proces mjaft i natyrshëm, gradual, që bashkë me politikën po maturohen edhe mjaft sisteme të tjera që kanë të bëjnë me klimën ekonomike, me frymën që sjell biznesi sot në Shqipëri, pra nuk është biznesi i viteve të para, i viteve të tranzicionit. Vërtet ne ende jemi në tranzicion, por në 17 vite janë bërë mjaft përparime, është bërë mjaft progres, edhe tek çdo individ ka një lloj progresi të brendshëm, i cili në mjaft raste është i vështirë për ta vlerësuar. Por për çështjen, apo më mirë për pyetjen që ju e bëtë në një sens të drejpërdrejtë dhe të dyfishtë, të kuptohemi, nëse është ky vullneti bazal i klasës politike, apo është i kondicionuar nga Samiti, unë mund t’ju them që mjaft gjëra janë të kondicionuara edhe nga sfidat madhore që ka Shqipëria. Pra do të varet shumë nga mënyra sesi po bashkëpunon klasa politike, sepse është Parlamenti shqiptar aty ku projektohen vullnetet politike, i cili do të bëjë realisht reformën në bashkëpunim sikurse thashë me institucionet e tjera.
ALSAT: Meqënëse jemi te reforma, puna që do të ketë Parlamenti në mënyrë të veçantë në këto tre muaj, si po e ndiqni ju zoti President reformën zgjedhore? Është një diskutim nga fundi i vitit të kaluar për sistemet e ndryshme, për pragun elektoral që duhet të kenë partitë për të hyrë në Parlamentin e ardhshëm.