Presidenti Topi niset për në Strasburg, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
22 janar 2008
Presidenti i Republikës Bamir Topi u nis sot për në Strasburg (Francë) për të qenë i pranishëm në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Presidenti Topi do të takohet ditën e mërkurë me Kryetarin e ri të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Lluís Maria de Puig, me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës z. Terry Davis dhe shqiptarë që punojnë në KE.
Në mesditë, Presidenti Topi do të flasë përpara Asamblesë Parlamentare dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.
Në fjalën e tij, Kryetari i Shtetit do të përqëndrohet në reformat e bëra në Shqipëri, vullnetin e klasës politike e institucioneve shqiptare për t’i përmbushur ato me ritme të shpejta, rolin moderues të Shqipërisë në rajon dhe qëndrimin e njohur për statusin e ardhshëm të Kosovës, domosdoshmërinë e shpalljes së pavarësisë dhe rëndësinë e mbështetjes së shtetit më të ri të Europës si një shtet me standarte demokratike në respekt të minoriteteve e me aspirata të qarta euroatlantike.
Kreu i Shtetit do të shoqërohet në këtë vizitë nga delegacioni shqiptar pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Aleksandër Biberaj, kryetar i delegacionit shqiptar dhe zv/President i Asamblesë Parlamentare, z. Kastriot Islami, znj. Lajla Përnaska, kryetare e komisionit të çështjeve sociale, shëndetit dhe familjes, si dhe znj.Diana Culi dhe z. Paskal Milo.
Këshilli i Europës ka në përbërje 47 vende dhe Shqipëria është vend anëtar që në 13 korrik 1995.