Investimet italiane, 48 milionë euro në 3-mujorin e tretë 2025

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare.
Referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e tretë të vitit 2025 (korrik- shtator) Italia renditet si investitori i dytë më i madh, pas Kosovës, me 48 milionë euro.
Sipas BSH-së, Italia zë 11,3% të investimeve të huaja direkte. Krahasuar me tremujorin e dytë 2025 (prill-qershor) investimet italiane u rritën me 4 milionë euro, duke konfirmuar rolin e saj tradicional si një investitor me prani të vazhdueshme në ekonomi.
Investimet italiane kryesojnë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë tonë si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve.
Shqipëria dhe Italia vitet e fundit e kanë zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke mundësuar rritjen e mëtejshme të investimeve italiane në vendin tonë.
/e.xh/r.e/