Investimet në Dibër, qeveria e angazhuar në projekte madhore për zonën

Bashkia e Dibrës është një nga bashkitë me territorin më të madh në rang vendi. Kryetari i bashkisë Rahim Spahiu në një intervistë tha se tashmë qeveria ka rikthyer vëmendjen edhe në Dibër.
“Në Dibër edhe nga bashkia por edhe me mbështetjen e qeverisë kanë kthyer vëmendjen nga Dibra të parën e kemi filluar me fasadat e pallateve pasi rregullimi i tyre ka bërë që jo vetëm shpenzimet familje të jenë më të vogla por në të njëjtën kohë ju është rritur vlerave shumë pronave”, u shpreh Kryetari i bashkisë Rahim Spahiu.
Një tjetër prioritet gjatë mandatit të tij ka edhe institucionet arsimore.
“Bulevardi kryesor, fusha e mbetjeve që do të lëviz prej aty do të fillojnë shumë shpejt punimet ndërkohë jemi në negociata për të gjetur investitor për lagjen e vjetër për tu rikthyer në gjendjen e mëparshme”, u shpreh Rahim Spahiu.
Krye bashkiaku Spahiu foli edhe për 3 projektet madhore që i ka premtuar elektoratit.
/RTSH/