Turizmi, e ardhmja e Selenicës – Investime në infrasktrukturën rrugore dhe monumentet e kulturës

Disa investime në infrastrukturë, kryesisht për shtrimin e rrugëve të fshatrave, janë prej më të rëndësishmeve që po realizohen këtë vit në bashkinë Selenicë.
“Kemi pasur mbështetjen e qeverisë, dy projekte nga fondi i zhvillimit”, tha kryetari i bashkisë Selenice, Nertil Bellaj.
Veç ndikimit për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të kësaj bashkie, investimet i bëjnë më të aksesueshëm pasuritë e trashëgimisë kulturore.
“Ne kemi një pasuri që na ka dhënë natyra siç është Amantia, Olimpia, ura e Bratit etj”, u shpreh Bellaj.
Dhe nismat e banorëve nuk mungojnë. Selenicës po i rikthehen edhe të larguarit, ndërsa kanë hapur dyert shtëpitë e para pritëse. Selenica ndodhet vetëm 25 km larg Vlorës.
/RTSH/