Investitorët interes për Lezhën – Zonat turistike të Shëngjinit dhe Tales në fokus të projekteve të reja

Rajoni i Lezhës po zgjon gjithnjë e më shumë interesin e investitorëve vendas dhe të huaj, me zonat më të kërkuara që mbeten bregdeti i Shëngjinit dhe i Tales, ku kanë nisur disa projekte turistike dhe të tjera janë në proces miratimi.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, konfirmon se investimet private, përmes taksës së infrastrukturës, kanë rritur të ardhurat dhe po kthehen në më shumë investime për qytetin.
“Interesi i investitorëve në Lezhë është në nivelet më të larta. Disa nga resortet më të mira përkthehen në të ardhura. Jemi në trajektoren e duhur në një hark prej 3 vitesh”, tha ai.
Ndërkohë, investimet moderne në resorte përgjatë vijës bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Tale synojnë zhvillimin e një turizmi elitar, të mbështetur nga përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve.
/rtsh.al/