Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos, dy “përrallat” e fundit të Botërorit 2026

Aziatikët mundën Bolivinë 2-1 dhe kthehen në Kupën e Botës 40 vjet pas pjesëmarrjes së fundit. Kualifikohet edhe Republika Demokratike e Kongos, pas fitores në shtesë ndaj Xhamajkës.
Botërori 2026 ka edhe dy përralla të tjera. Në kualifikueset e fundit ndërkombëtare, Iraku mundi 2-1 Bolivinë dhe kthehet në Botërori pas 40 vitesh. Shkruan historinë edhe Republika Demokratike e Kongos, që mundi 1-0 Xhamajkën.
Republika Demokratike e Kongos nuk merrte pjesë në Botëror që nga viti 1974, kur kishte shënuar pjesëmarrjen e parë. Goli i Tuanzebe, ish-lojtar i Manchester United, në minutën e 100-të, ndëshkoi Xhamajkën. Gjatë ndeshjes kongolezët goditen edhe shtyllën.
Iraku i Graham Arnold iu fal golave të Al Hamadi dhe Aymen Hussein. I kotë për Bolivinë goli i Paniagua në minutën e 38-të. Pas edicionit të 1986-ës, irakenët kthehen në Kupën e Botës dhe kommpletohet kështu kuadri i 48 skuadrave të kualifikuara. Bortërori 2026 starton më 11 qershor.