E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, ministri i Jashtëm, Araghchi për Fox News: Kemi kontroll të plotë të situatës

Pas më shumë se dy javësh protestash masive që tronditën themelet e Republikës Islamike, autoritetet iraniane pretendojnë se kanë rikthyer rendin. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një intervistë ekskluzive për rrjetin amerikan Fox News, deklaroi se qeveria ka tashmë “kontroll të plotë” mbi territorin.

Gjatë intervistës së regjistruar këtë të mërkurë, Araghchi u shpreh se situata e tensionuar erdhi si pasojë e asaj që ai e quajti “tre ditë operacionesh terroriste”. Sipas kryediplomatit iranian, pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë, në vend mbretëron qetësia.

Kjo deklaratë vjen në një moment kritik, ndërsa organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut raportojnë për një shtypje jashtëzakonisht të ashpër të demonstratave, me një bilanc tragjik viktimash dhe mijëra të arrestuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›