E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani hedh poshtë deklaratën BM-Francë për Hormuzin, paralajmëron kundër pranisë së huaj ushtarake

TEHERAN, 4 korrik /ATSH-AA/- Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha të shtunën se Ngushtica e Hormuzit “nuk është një skenë për fuqitë jashtë rajonit që të shfaqin forcën ushtarake”, duke paralajmëruar kundër “çdo aktiviteti ushtarak” në këtë rrugë ujore kyç.

“Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për fuqitë jashtë rajonit që të shfaqin forcën ushtarake”, tha ai.

“Si një fuqi e përgjegjshme dhe garantuese e sigurisë në ngushticë, Irani paralajmëron kundër çdo aktiviteti ushtarak në këtë rrugë ujore të ndjeshme”, shkroi Gharibabadi në platformën sociale amerikane X.

Deklaratat e tij erdhën në një postim ku ai ndau një deklaratë të përbashkët Britani–Francë mbi Ngushticën e Hormuzit, ku thuhej se të dy vendet “janë të gatshme të dislokojnë Misionin e gjerë Ushtarak Shumëkombësh për të mbështetur lirinë e lundrimit” në këtë rrugë ujore.

Në përgjigje, Gharibabadi tha se siguria e ngushticës “u takon shteteve bregdetare”.

“Ata që krijojnë kriza do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e aventurizmit të tyre. Ky është një paralajmërim serioz”, shtoi ai.

Një memorandum mirëkuptimi midis Iranit dhe SHBA-së, i ndërmjetësuar me ndihmën e Pakistanit, hyri në fuqi më 18 qershor pasi u nënshkrua në mënyrë elektronike nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe presidenti amerikan Donald Trump. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›